Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëdhënësja e Komesariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Maki Shinohara ka deklaruar se nga 15000 njerëzit e shpërngulur nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë, në vatrat e tyre janë kthyer rreth 5000. Zëdhënësja ka thënë në konferencë për shtyp, se UNHCR-ja do të vazhdojë të organizojë kthimin e të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës si dhe nga fshatrat e Medvegjes ,të cilët kanë gjetur strehim në Kosovë.
XS
SM
MD
LG