Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Kancelari gjerman Gerard Schroeder u ka bërë thirrje kundërshtarëve të tij në vend të mbështesin gjatë votimit në parlament, pjesëmarrjen e trupave gjermane në misionin e çarmatosjes në Maqedoni. “Konservatorët duhet të mendohen mirë para se të braktisin solidaritetin e nëvojshëm në kësi rastesh” – citohet të ketë thënë Schroeder, i cili me këtë rast theksoi se parlamentit, ndoshta do t’i duhet të votojë sërish, nëse kërkohet zgjatja me më shumë se 30 ditë e mandatit të NATO-s në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. “NATO-ja është i vetmi institucion që gëzon besimin e të dyja palëve në Maqedoni dhe do të ishte papërgjegjësi nga ana e Gjermaninë t’ia linte një detyrë të tillë partnerëve të saj, duke ditur rreziqet potenciale që ajo mbart” – ka thënë kancelari gjerman Gerhard Schroeder.
XS
SM
MD
LG