Ndërlidhjet

SHKUP


Deri nga fundi i ditës do të kompletohet arritja e 520 trupave pararendëse të NATO-s, që do të përcaktojnë nëse janë të sigurta rrethanat për dislocimin e forcës së plotë të misionit të Aleancës në Maqedoni për mbledhjen e armatimit nga kyrengritësit shqiptarë.Trupat pararoje do të vlerësojnë nëse armëpushimi midis forcave qeveritare maqedonase dhe kryengritësve shqiptarë është mjaftë i qëndrueshëm, që të lejonte dislocimin e 3.500 trupave të NATO-s.
Nesër në Shkup arrin edhe komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropë, gjenerali Joseph Ralston, që të marrë pjesë në vlerësimet e situatës së sigurisë. Zyrtarët e NATO-s në Shkup kanë konfirmuar se armëpushimi i brishtë si duket po qëndron.
XS
SM
MD
LG