Ndërlidhjet

JERUZALEM


Një zyrtar i lartë palestinez ka kritikuar deklaratën e djeshme të presidentit amerikan George Bush mbi krizën izraelito-palestineze. Ministri palestinez i informacionit, Yasser Abed Rabbo, tha se presidenti Bush nuk duket i interesuar t’i japë shtysë dialogut izraelito-palestinz dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë iniciuar dhe as që dëshirojnë të iniciojnë bisedimet dy palëshe. Dje, presidenti amerikan George Bush, tha se nëse palestinezët ishin vërtet të interesuar për dialog me Izraelin, lideri Yasser Arafat do duhej të bënte më shumë përpjekje për të ndalur aktivitetet terroriste.
XS
SM
MD
LG