Ndërlidhjet

SHKUP


Misioni i NATOs në Maqedoni, sipas planit, fillon nesër me mbledhjen e armatimit që do të dorëzojnë vullnetarisht kryengritësit shqiptarë, duke filluar së pari në një pikë grumbullimi, që akoma nuk dihet se ku do të jetë. Sipas planit të NATO-s ,trupat britanike dhe franceze do të shkojnë me helikopter në lokacionin e paidentifikuar për të ngritur pikën njëditëshe të grumbullimit të armatimit, kurse procesi do të përsëritet, kështu me radhë, në rajone të tjera gjatë 30 ditëve.
Aleanca shpreson të grumbullojë një të tretën e armatimit nga kryengritësit shqiptarë deri nga fundi i javës së ardhëshme, kur duhet të fillojnë edhe procedurat parlamentare për implementimin e planit paqësor.
XS
SM
MD
LG