Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq në një tekst qe e ka publikuar shtypi i Beogradit, u ka bërë thirrje serbëve dhe personave tjerë joshqiptarë që kanë braktisur Kosovën që të regjistrohen, por nuk është prononcuar nëse ata duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e nëntorit. Shënimet që do të merren nga regjistrimi, që bëhet nën kontrollin e OSBE-së, në të ardhmen do të jenë të vetmet si valide dhe në ato shënime do të thirren politikanët, bashkësia ndërkomëtare dhe të gjithë ata që merren dhe që vendosin për Kosovën, ka vërejtur Nebojsha Çoviq.
XS
SM
MD
LG