Ndërlidhjet

DURBAN


Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka nxitur udhëheqësit botërorë të lënë mënjanë dallimet dhe të veprojnë për t’u dhënë fund diskriminimeve raciale. Kjo është nënvizuar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i cili u ka kërkuar pjesëmarrësve të mos devijojnë diskutimet në tema që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme dhe skllavërinë. Në ditën e dytë, konferenca e Kombeve të Bashkuara kundër racizmit, ngeci në kundërshtitë që pasuan përpjekjet e shteteve arabe për të barazuar në dokumentin final sionizmin me racizmin si dhe këmbënguljen e shteteve afrikane për t’iu kërkuar ndjesë apo për t’i dëmshpërblyer për vite skllavëri dhe kolonializëm.
XS
SM
MD
LG