Ndërlidhjet

FORCA POLICORE NË KOSOVË - SHEMBULL PËR BOSNJEN


Andrew F. Tully


Në hapje të mbledhjes kushtuar riorganizimit të shërbimit policor në Bosnjë Hercegovinë, bashkëkryesuesi i Komisionit të Helsinkit, kongresmeni Cristopher Smith tha se komandanti i forcave të NATO-s për Evropën, gjenerali Joseph Ralston ka propozuar që ngritja e kuadrove të reja policore në Bosnjë të bëhet sipas modelit të Kosovës.

Shërbimi policor i Kosovës konsiderohet model për ngritjen e forcave lokale policore në ato teritore që ndodhen nën mbikqyrjen ndërkombëtare. Nga ana tjetër shërbimi policor i Bosnjës, vuan nga paaftësia dhe korruspioni.

Dëshmitari i parë në këtë seancë pyetjesh ishte drejtuesi i Akademisë policore në Kosovë, Steve Benett.
Midis të tjerash, ai vuri në dukje se situata në Kosovë është krejtësisht ndryshe nga ajo në Bosnjë. Sipas zotit Benet dallimi kryesor ka të bëjë me kontrollin e madh, të cilin e ushtron ekipi i tij në procesin e rekrutimit dhe të trainimit të kuadrove policore.

Robert Perito nga Instituti amerikan për paqe theksoi me këtë rast, se modeli i Kosovës në ngritjen e shërbimit vendor policor, nuk synon reformimin e forcës egzistuese policore sikurse në Bosnjë, por ngritjen e një strukture policore - tërësisht të re .

Dëshmitari i tretë pranë Komisionit të Helsinkit të Kongresit amerikan ishte Michael Stiers, një nga ish -drejtuesit e forcës policore ndërkombëtare në Bosnjë – Hercegovinë:







“Gjykuar në bazë të eksperiencës sime personale dua të them se, deklarata e gjeneralit Ralston përbën një mendim absolutisht të gabuar“ - deklaroi zoti Stiers duke argumentuar se akademitë policore në Bosnjë kanë korrur suksese në përgatitjen e kuadrove të reja policore.
Duke e cituar ish-të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin, Richard Holbrooke, Robert Perito nga Instituti për paqe, u shpreh se problemi kryesor me të cilin përballet Shërbimi policor i Bosnjës ka të bëjë me mandatin e tij tepër të kufizuar, që është paraparë me Marrëveshjen e Dejtonit:
“Shumë vëzhgues besojnë se ky ishte një gabim tragjik. Një mandat restriktiv i forcës policore në Bosnjë ishte rezultat i negociatave në Dejton dhe atë e ka trashëguar Misioni i OKB-së në Bosnje, i cili kishte detyrë për ta implementuar atë “, theksoi zoti Perito.
Përkundër kësaj, shërbimi policor i Bosnjës, sipas ish drejtuesit të forcës policore ndërkombëtare atje Michael Stirs, në të shumtën e rasteve ka vepruar profesionalisht:
“Për shkak të ambientit politik, të shumtën e herës pjestarët e shërbimit policorë janë të kufizuar, për të bërë atë që duhet bërë. Në Bosnjë ende egziston një mburojë ngulfatëse politike mbi forcat lokale policore “ - theksoi zoti Stiers.
Nga ana e tij, shefi i Akademisë policore në Kosovë Steve Benett u shpreh optimist për rezultatet e arritura në procesin e konstituimit të shërbimit të ri policorë në Kosovë, i cili aktualisht numëron katër mijë e njëqind pjestarë .
Problemi kryesor i policëve të rinjë në Kosovë konsiston në rikthimin e besimit të qytetarëve të rëndomtë dhe kjo sipas zotit Benett mund të shpjegohet me eksperiencën e tmershme të kosovarëve me forcat e dikurshme policore atje .
Ndonëse unë dhe stafi imë nuk jemi aq naivë që të besojnë në një pajtim të shpejtë idilik ndërmjet policisë dhe qytetarëve në kohën e pasluftës, besimi i ndërsjellë ndërmjet shërbimit policor dhe kosovarëve ka filluar të rikthehet, ka thënë Steve Benett, për të theksuar se ai është i inkurajuar me progresin në këtë plan.
XS
SM
MD
LG