Ndërlidhjet

UASHINGTON / HAMBURG


Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara njofton se janë gjetur të dyja kutitë e zeza të aeroplanit që u përplas në Pentagon. Këto kuti përmbajnë informacione kyçe për trajektoren e fluturimit dhe bisedat telefonike të zhvilluara në aeroplanin e rrëmbyer. Ndërkaq në Shtetet e Bashkuara janë kryer 10 arrestime, ndërsa prokurorët gjermanë kanë liruar një të dyshuar rreth rastit. Personi, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, u ndalua nga policia në Hamburg.
XS
SM
MD
LG