Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush sapo ka mbërritur në Nju Jork. Për qindra familjarët e të humburve, për punonjësit e ndihmës së shpejtë, për policët dhe vullnetarët e mbërritur nga të katër anët e Amerikës në Nju Jork, vizita e presidentit Bush është një akt simbolik që do t’i inkurajonte në këtë moment të vështirë. George Bush tha se donte të shihte me sytë e tij vendin e tragjedisë dhe të takonte të mbijetuarit si dhe të afërmit e viktimave. Më herët presidenti George Bush miratoi mobilizimin deri të 50 mijë pjesëtarëve të përbërjes rezerviste të ushtrisë amerikane, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, urdhëroi që 35 mijë rezervistë, urgjentisht të ftohen për të mbrojtur vendin. “Rezervistët ftohen për operacione në porte, mbështetje mjekësore dhe inxhinierike, për ndihmë civile dhe mbrotje të atdheut”-thuhet në kumtesën e Departamentit amerikan të Mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG