Ndërlidhjet

LONDËR


Me ftesë të presidentit amerikan, të enjten, do të udhëtojë dtejt Shteteve të Bashkuara, kryeministri britanik Tony Blair. Bisedimet e dy burrështetasve do të fokusohen në valën e sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington, gjatë të cilave besohet se humbën jetën 5 mijë njerëz, midis të cilëve edhe treqind britanikë. Britania e Madhe identifikoi publikisht sot, Osama bin Ladenin si të dyshuarin kryesor për sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara. Ministri i jashtëm, Jack Straw, tha se raportet e zbulimit britanik, mbështesin qëndrimin e djeshëm të presidentit amerikan Bush, se i dyshuari kryesor për aktet vrastare në Nju Jork dhe Uashington është Osama bin Laden, i cili besohet se strehohet nga autoritetet taliban të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG