Ndërlidhjet

BERLIN


Presidenti egjiptian Hosni Mubarak, deklaroi sot se zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez është pjesë e luftës globale kundër terrorizmit. Mubarak dhe kancelari gjerman Gerhar Shrëder, gjatë bisedave në Berlin, thanë se mbështesin Shtetet e Bashkuara në përpjekjet anti-terrorizëm dhe shprehën bindjen se kjo betejë nuk mund të jetë e plotë pa kapërcimin e krizës në Lindjen e Mesme. Shrëder ftoi udhëheqësin palestinez Jaser Arafat dhe ministrin e jashtëm izraelit Shimon Peres, të takohen s’afërmi dhe të kthejnë në binarë procesin e paqes.
XS
SM
MD
LG