Ndërlidhjet

GJENEVË


Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR, ka bërë thirrje për 252 milionë dollarë fonde urgjente për refugjatët afganas, të cilët kanë lënë vendin, të frikësuar nga ideja e aksioneve eventuale ushtarake amerikane. Rud Lubers, komisioner i UNHCR-së, tha sot se bëhet fjalë për të ndihmuar një milionë e gjysmë refugjatë të cilët kanë lënë së fundi Afganistanin dhe mbi 3 milion e gjysmë të tjerë që janë vendosur prej kohësh në kampet në Pakistan dhe Iran.
XS
SM
MD
LG