Ndërlidhjet

MEKENHAIM / GJERMANI


Një zyrtar i lartë gjerman tha sot se rrjeti terrorist, i cili realizoi aktet terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara më 11 shtator, ka komplotuar edhe sulme të tjera. Drejtori i zyrës federale gjermane për krimet, Manfred Klink, u shpreh në një konferencë për shtyp, se hetuesit gjermanë kanë zbuluar që shumë nga rrëmbyesit e avionëve të përfshirë në sulmet ndaj Amerikës, ishin pjesëtarë të një rrjeti ndërkombëtar. Më tej, Klink tha se ky rrjet kishte planifikuar sulme të tjera, por nuk pranoi të jepte më shumë informacion lidhur me këtë çështje.
XS
SM
MD
LG