Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti çek, Vacllav Havel, vizitoi sot selinë e “Europa e Lirë” në Pragë, për të shprehur, siç tha, “përkrahjen dhe vlerësimin e tij për vazhdimin e transmetimeve të radios”. Në mënyrë të veçantë, Vacllav Havel tha se kish ardhur të mbështeste gazetarët dhe redaktorët e programeve të ish-republikave Sovjetike dhe seksioneve të Azisë Qendrore. Me kërkesë të presidentit Havel, radio “Europa e Lirë”, u shpërngul në vitin 1995 nga Mynihu në Pragë.
XS
SM
MD
LG