Ndërlidhjet

SHKUP


Komandanti suprem i forcave të NATO-s për Europën, gjenerali Xhozef Rallston, pati takim me ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë, Vllado Buçkovski, gjatë vizitës së sotme në Shkup. Gjenerali Xhozef Rallston mësohet t’i ketë kërkuar ministrit Buçkovski angazhim të ushtrisë për respektimin e planit të nënshkruar nga udhëheqësit politik vendorë në muajin gusht në Ohër. “Gjenerali Rallston dëshiron të sigurohet se forcat maqedonase të sigurisë nuk do të hyjnë në mënyrë të pakoordinuar në ish-zonat e luftës” – citon agjensia Reuters një zyrtar maqedonas.
XS
SM
MD
LG