Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, ka sinjalizuar mbështetjen e vendit të tij ndaj gjithë masave që Shtetet e Bashkuara do të ndërrmarrin për të çrrënjosur terrorizmin. Ndërsa tha se edhe Egjipti ka vuajtur nga terrorizmi, Mubarak njëherësh bëri thirrje për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez. Përkrahjen për fushatën ajrore amerikane kundër regjimit Taliban dhe rrjetit terrorist Al Kaida shprehu po ashtu edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Presidenti Xhijang Zemin i Kinës, vend i cili është anëtar i përhershëm i Këshillit, ofroi ndihmë të pa specifikuar në fushatën kundër terrorizmit. Thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ajrore amerikane ka bërë sot presidenti i Iranit, Mohamad Khatami, i cili njëherësh, dënoi Osama bin Ladenin për atë që ai e cilësoi “përdorim i Islamit si përligje për sulmet e rrjetit terrorist Al-Kaida”.
XS
SM
MD
LG