Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, ka theksuar se sulmet terroriste të 11 shtatorit e mbështesin argumentimin e tij se Amerikës i nevojitet sistemi i mbrojtjes raketore dhe se Marrëveshja për Raketat Antibalistike është e tejkaluar. Bush ka paralajmëruar se gjatë takimit të ardhshëm do ti thotë presidentit rus,Vladimir Putin, nëse mund të imagjinojë një botë ku terroristët do të kishin raketa që bartin armë për zhdukjen në masë.
Në fjalimin e mbrëmshëm në Uashington, Bush ka thënë se nuk e di nëse Osama bin Laden është i gjallë, por u ka dhënë një “shans të dytë” talibanëve se po ta dorëzojnë - ai është i gatshëm të ndërpresë sulmet ndaj Afganistanit.
Presidenti George Bush i ka tërhequr vëmendjen presidentit të Irakut, Sadam Husein, se bashkësia ndërkombëtare ndjek me kujdes zhvillimet në Irak.George Bush ka thënë gjithashtu se beson për themelimin e shtetit palestinez - kufijtë e të cilit do të përcaktoheshin në bisedimet paqësore.
XS
SM
MD
LG