Ndërlidhjet

PENSHAVAR


Agjensitë e lajmeve bëjnë të ditur se autoritetet pakistaneze kanë paralajmëruar marrjen e masave të rrepta kundër të gjitha rrjeteve mediatike, gazetarët e të cilave janë arrestuar gjatë përpjekjeve për të hyrë ilegalisht në Afganistan. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Pakistanit, Riaz Muhamed Khan, ka thënë se qeveria do të marrë masa ndaj cdo organizate që sponsorizon reporterët për të hyrë në shtetin fqinj. Talibani nga ana e tij, u ka bërë ftesë reporterëve të huaj që të vizitojnë zonat e bombarduara në Afganistan, vecanërisht një fshat, në të cilin sipas zyrtarëve, nga sulmet ajrore amerikane kanë humbur jetën 160 veta.
XS
SM
MD
LG