Ndërlidhjet

MENZIES: FUSHATA PARAZGJEDHORE - NJE FILLIM I MIRE


Rrahman PAQARRIZI

RFE/RL: Zoti ambasador, si do ta vlerësonit fushatën parazgjedhore që po vazhdon për zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë?

Amb. John Menzies: Mendoj se është një fillim i mirë. Mendoj se duhet të ruajmë këtë trend të qetësisë. Mendoj se njerëzit janë plot me shpresa për atë se çka do të sjellë e ardhmja, mirëpo kur pasi të fillojë votimit, ne duhet të sigurohemi ato janë mbajtur në mënyrë të drejtë dhe paqësore.

RFE/RL: Zoti Menzies, pakica serbe e Kosovës deri më tash nuk ka dhënë ndonjë premtim të fortë për të marrë pjesë në zgjedhje. Në anën tjetër, serbët e Kosovës duket të jenë nën ndikimin e Beogradit, posaçërisht lidhur me këtë çështje. Cili do të ishte mesazhi juaj për Beogradin dhe për serbët e Kosovës?

Amb. John Menzies: Mesazhi im për serbët e Kosovës është shumë i drejtpërdrejtë, që thotë se është interes i tyre të marin pjesë në këto zgjedhje, pasi sido që të jetë, kjo është në interesin e tyre. Ata duhet të marrin pjesë në zgjedhje që të dëgjohet zëri i tyre, që të mund të ngrisin për shqyrtim brengat e tyre dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e procesit. Gjeografia është e pandryshueshme dhe gjithëherë do të mbetet ashtu siç është dhe ne duam që ata të jenë pjesë e procesit, ndërsa pas zjedhjeve pjesë e procesit të vetëqeverisjes, pjesë e shoqërisë civile që po ndërtohet, pjesë e institucioneve demokratike që do të zhillohen përmes zgjedhjeve. Ata duhet të injorojnë secilën fjalë që thuhet në kundërshtim me këto. Prandaj, ata duhet të injorojnë thirrjet nga kushdo dhe nga kudo që u thonë të mos votojnë. Kjo është e ardhmja e tyre, pasi ata janë këtu, janë pjesë e kësaj gjeografie dhe mendoj se ata e njohin këtë fakt dhe mendoj se në zemrat e tyre ata më shumë duan të marrin pjesë në zgjedhje, pasi e njohin dhe e pranojnë këtë fakt. Shpresoj se liderët me ndikim nga Beogradi do ta marrin me seriozitet këtë përgjegjësi dhe do t’i këshillojnë të gjithë që të bëhen pjesë e procesit në Kosovë.

RFE/RL: Zoti Menzies, politikanët shqiptarë ditët e fundit u kanë dërguar mesazhe të qarta serbëve të Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhje dhe në krijimin e institucioneve të Kosovës. Sipas jush, çka duhet të bëjnë ata që t’i bindin serbët për të marrë pjesë në zgjedhje?

Amb. John Menzies: Mendoj se ata duhet të vazhdojnë t’u thonë atyre se janë të mirëseardhur. Ata duhet të zgjerojnë çështjet e mirëseardhjes, për t’ua bërë atyre të ditur se pjesëmarrja e tyre nuk është vetëm e kërkueshme, por edhe e mirëseardhur, për t’u thënë atyre se janë pjesë e kësaj bashkësie, për t’u thënë se janë pjesë e kësaj familjeje të popujve që jetojnë këto dhe ata nuk do të jenë të përjashtuar dhe zërat e tyre do të dëgjohen ndërsa do të ketë kujdes për brengat e tyre gjatë proceseve, si dhe për t’u treguar atyre se kanë të drejtën legjitime për të qenë këtu. Unë shpresoj se ata do të kenë kurajo të japin mesazhe të tilla dhe siguri të tilla për të gjithë njerëzit nga komunitete të ndryshme këtu në Kosovë.

RFE/RL: Ndërkohë, liderët politikë në fushatën e tyre bëjnë thirrje dhe premtime për pavarësi. A mendoni se kjo është e arritshme në të ardhmen e afërt?

Amb. John Menzies: E ardhmja e afërt është 17 nëntori, dhe prandaj ne kemi zgjedhjet, ndërsa premtimet e rezolutës 1244 janë vetëqeverisja dhe autonomia. Këto janë premtime që do t’i shpalosim me zgjedhjet e 17 nëntorit. Pavarësia është një çështje që fare nuk duhet të figurojë gjatë zgjedhjeve. T’ia lëmë këtë çështje vetë të ardhmes për të vendosur. Ne jemi të interesuar të dimë se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve, pasi zgjedhjet janë një pikë kthyese në histori. Mirëpo, ky nuk është fundi i rrugës. Zgjedhjet në të vërtetë do t’u japin njerëzve fuqinë për të punuar, pra njerëzve që do të zgjedhen dhe të cilët presim ta kryejnë punën e tyre, me një përkushtim të përditshëm për popullin e Kosovës. Prandaj, kemi shumë për të bërë dhe pikërisht këtu duhet të përqendrohemi e jo në çështje më të largëta. Ne i dimë se cilat janë shpresat dhe aspiratat e popullit të Kosovës, por duhet të përqendrohemi në punën që duhet të bëjmë këtu. Sërish, e ardhmja do të jetë e bazuar në performansat e asaj që bëhet në vend, ndërsa ajo që njerëzit do të bëjnë gjatë muajve të ardhshëm do të jetë me ndikim për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. Ne presim të shohim rritjen e institucioneve demokratike dhe presim që Kosova të jetë demokratike. Pjesë e këtyre masave duhet të jetë zvogëlimi i dhunës ndëretnike dhe vendosja e pushtetit të ligjit. E gjithë kjo kërkon shumë punë, por duhet bërë.

RFE/RL: A është kjo e gjitha që prisni nga zgjedhjet e sivjetshme?

Amb. John Menzies: Jo në asnjë mënyrë. Unë pres që ky të jetë një shans për Kosovën që të shkëputet nga një lloj e kaluare postkomuniste dhe t’u bashkohet bashkësive të demokracisë. Kosova do të bëhetë anëtare e eurozonës në janar, prandaj në këtë kuptim tashmë është arritur një avantazh. Ne presim ta shohim Kosovën që ta kryejë tranzicionin shpejt dhe të bëhet anëtare e përgjegjshme e bashkësisë evropiane dhe botërore, nuk mendoj që në këtë fazë të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, por anëtare e bashkësisë së kombeve këtu në Europë dhe të jetë pjesë e mirë e botës së qytetëruar.

RFE/RL:Zoti ambasador çështja e Mitrovicës dhe veriut të Kosovës, ende mbeten çështjet më shqetësuese në Kosovë, për shkak të strukturave paralele atje. Cilët janë hapat tuaj të ardhshëm për eliminimin e ktyre srukturave?

Amb. John Menzies: Kjo ishte njëra nga çështjet më të mprehta në periudhën e pasluftës dhe mendoj se ende ka shumë punë për të bërë. Para së gjithash ne duhet të vendosin pushtetin e ligjit atje, që do të thotë se atje duhet të kemi një polici që do të lejohet të kryejë detyra policie dhe duhet të ketë një vendosje të ligjit, ashtu që të mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës e jo vetëm një anë apo një tjetër. Mirëpo, këtu ka shumë punë për të bërë, edhe pse nuk dua të hyj në specifika që duan kujdes aktualisht, të gjitha këto çështje duhen adresuar gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm.

RFE/RL: Ambasador Menzies, të kalojmë në një fushë tjetër të problemeve. Në një editorial tuajin të botuar në një gazetë lokale, ju keni tërhequr një paralele ndërmjet sulmeve aktuale të SHBA kundër talebanëve, me sulmet kundër RFJ-së. A do të mund ta eksploroni pak më shumë këtë tezë tuajën?

Amb. John Menzies: Populli i Kosovës e mban mend më së miri se rreth një milion e gjysmë njerëz qenë dëbuar nga shtëpitë e tyre. Kjo ishte një situatë që kërkonte ndërhyrje. Ne besojmë se kjo është arsyetuar dhe në këtë kuptim, pikërisht këtu janë lidhjet që mund të vihen. Populli i Kosovës e di se çka është terrori, edhe ne e dimë se çka është terrori, më shumë seç e dinim në të kaluarën. Dy popujt, dy shoqëritë tona, janë më të lidhura më shumë dhe më ngushtë se kurrë në këtë pikëpamje dhe ne qëndrojmë shumë vendosmërisht së bashku. Unë nuk mund t’ju tregoj me fjalë se sa shumë e çmojmë shpërthimin e përkrahjes nga të gjithë njerëzit e Kosovës dhe kudo që kemi qenë ka pasur një shprehje të jashtëzakonshme të shprehjes së ngushëllimeve dhe të përkrahjes. Shtetet e Bashkuara e çmojnë këtë përkrahje nga Kosova dhe ne ndihemi më afër si popuj, sesa që mund të ishim ndjerë në të kaluarën.

RFE/RL: Mirëpo, zoti ambasador shumë politikanë të Beogradit kanë akuzuar politikanët kosovarë se janë përkrahës të Osama bin Ladenit dhe terroristë. Si i komentoni këto akuza dhe a besoni me të vërtetë se në Kosovë ekziston terrorizmi ndërkombëtar?

Amb. John Menzies: unë nuk kam dëgjuar akuza të tilla drejtuar liderëve kosovarë dhe nuk e di se clët liderë kanë mundur t’i kenë pasur në mendje. Nëse ata kanë pasur në mendje të gjithë ata liderë që kanë ardhur këtu dhe janë nënshkruar në librin e ngushëllimeve, të gjithë ata liderë të janë paraqitur publikisht për të përkrahur Shtetet e Bashkuara, të gjithë ata liderë që edhe hapur edhe privatisht na i kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe përkrahjen për Shtetet e Bashkuara, nëse këta janë njerëzit për të cilët kanë menduar, atëherë e kanë krejtësisht gabim. Sa për për ekzistimin e forcave të tjera që ndoshta e përkrahin terrorizmin, unë nuk di për të tilla dhe nuk besoj se mund të gjejnë çfaëdo përkrahjeje në mesin e njerëzve në këtë vend. Unë mendoj se kosovarët, serbët, shqiptarët dhe të gjithë kosovarët janë të tmerruar me atë që ka ndodhur më 11 shtator dhe qëndrojnë vendosmërisht përkrah nesh, deri sa po u kundërvihemi forcave që kanë kryer këto sulme. Mirëpo, është një hap tjetër që duhet ta ndërmarim së bashku dhe ky është njohja dhe pranimi i faktit se impulset që kanë kryer sulmet e 11 shtatorit janë në rrugën e impulseve që udhëhequr njerëzit për të sulmuar civilët e pafajshëm, qoftë edhe këtu, që i kanë bërë ata të shkatërrojnë autobusë, të djegin shtëpi, të vrasin njerëz në rrugë dhe gjëra të tilla. Ne duhet të luftojmë shtytjet e tilla, kudo që i hasim dhe në të gjitha manifestimet e tyre. Në këtë kuptim është koha ta lëmë të kaluarën krejtësisht mbrapa nesh dhe të shkaktohen viktima për hakmarrje apo gjëra të tilla. Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të prekura nga përkrahja që kanë marrë nga këtu. Ne duam të shkojmë përpara së bashku për të luftuar dhe për të mundur të gjitha format e terrorizmit.
XS
SM
MD
LG