Ndërlidhjet

TIRANË


Qeveria shqiptare miratoi mbrëmë rritjen e cmimit të energjisë elektrike, nga 4,5 në 8 lekë për kilovat orë, pas bisedimeve me zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, një delegacion i të cilit vizitoi këto ditë Tiranën. Sipas analistëve të ekonomisë ky vendim pritet të ndikojë negativisht në treguesit makroekonomikë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, në mënyrë të përsëritur ka paralajmëruar rritjen e inflacionit jashtë parashikimit vjetor, ndërkohë që sipas vlerësimeve të Institutit Shtetëror të Statistikave, të paktën 500 mijë veta në Shqipëri jetojnë nën minimumin e varfërisë, me më pak se 1 dollar në ditë .
XS
SM
MD
LG