Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, bën të ditur se aviacioni amerikan ka sulmuar pozicionet në vijat e para të frontit taliban në veri të kryeqytetit Kabul dhe lindje të qytetit Mazar-i-Sharif. Po ashtu konfirmohet se një helikopter amerikan është rrëzuar në Afganistan të premten për shkak të motit të rënduar, por nuk përcaktohen as lokaliteti, as lloji i misionit të tij. Në kumtesën e Departamentit të Mbrojtjes thuhet se katër anëtarët e ekuipazhit, të cilët u lënduan gjatë incidentit, arritën të transportohen me një tjetër helikopter dhe të evakuohen nga Afganistani. Por zyrtarët përgënjeshtruan me forcë deklaratat e disa zyrtarëve talibanë, sipas të cilëve, forcat e tyre kanë rrëzuar një helikopter tjetër dhe kanë vrarë 40-50 ushtarët amerikanë që gjendeshin në të.
XS
SM
MD
LG