Ndërlidhjet

JERUSALEM


Lëvizja radikale ”Xhihadi Islamik” ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj një autobusi izraelit në Jerusalem kur u vranë dy persona dhe vetë sulmuesit dhe u plagosën së paku 35 persona.
Ndërkohë një zyrtar izraelit i sigurisë ka thënë se tërheqja e planifikuar e armatës nga pozicionet rreth qytetit palestinez Kalkila, mbetet siç ishte paraparë, megjithë shkëmbim-zjarrin në skajet e qytetit dhe sulmin në Jerusalem.
Forcat izraelite duhet të tërhiqen sonte nga qyteti, nëse atje mbretëron qetësi.
XS
SM
MD
LG