Ndërlidhjet

KABUL


Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka vazhduar me bombardimin e vijave talibane të frontit jashtë Kabulit dhe Kandaharit dhe afër kufirtit të Afgansitanit me Taxhikistanin, kurse luftëtarët e opozitës afgane thonë se kanë marrë kontrollin mbi territore tjera nga talibanët, jashtë qytetit kyç,Mazar-i- Sharifit, në veri.
Komandantë të Aleancës Veriore afgane kanë deklaruar se trupat e tyre kanë avancuar mëtej në provincën veriore Balkh dhe ndodhen 60 kilometra larg Mazar-i-Sharifit.

PIZA/ITALI.
Armata amerikane ka filluar një aerotransport furnizimesh nga Italia për në Turkmenistan,si pjesë e misionit humanitar për të ndihmuar refugjatët afganë që janë dyndur përgjatë kufirit veri-perëndimor. Prej andej një sasi e ndihmës do të transportohet në Afgansiatan.
Metoda e re e ndihmës, për dallim nga hedhja e mëparëshme e ushqimit nga ajri, është në pajtim me kërkesat e Programit Botëror për Ushqim,që punonjësit humanitarë të jenë në terern që ndihma të mos mbarojë në duar të gabuara.
XS
SM
MD
LG