Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarë amerikanë sinjalizojnë se presidenti George Bush nuk ka plane të takohet me liderin palestinez Jaser Arafat, në anekset e tubimit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila nis punimet këtë fundjavë në Nju Jork. Kondoliza Rajs, këshilltarja për cështjet e Sigurisë Kombëtare të presidentit Bush, tha se administrata amerikane nuk beson se zoti Arafat e ka marrë me seriozitetin e duhur përgjegjësinë e tij për të ndalur dhunën dhe terrorizmin kundër Izraelit. Komentet e saj pasojnë bisedimet në Uashington mes sekretarit amerikan të shtetit, Kolin Pauell dhe ministrit palestinez për bashkëpunimin ndërkombëtar, Nabil Shat.
XS
SM
MD
LG