Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Osama bin Laden ka thënë në një intervistë të publikuar nga një gazetë e Pakistanit se grupi i tij “Al Kaida” ka armë bërthamore dhe kimike. Bin Laden citohet të ketë thënë se do t’i përdorë ato, nëse Shtetet e Bashkuara i përdorin të parët armët e këtilla, në sulmet e tyre ajrore në Afgansitan.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka ngurruar t’u përgjigjet drejtëpërdrejt këtyre pretendimeve të Osama bin Ladenit, por ka thënë se Shtetet e Bashkuara i marrin seriozisht deklaratat e tilla.
Presidenti George Bush tha javën e kaluar se regjimi taliban në Afganistan dhe rrjeti “Al Kaida” i bin Ladenit po përpiqen që të fusin në dorë armë bërthamore dhe kimike.
XS
SM
MD
LG