Ndërlidhjet

LONDËR /MOSKË/NJU JORK


Ministri Britanik i Mbrojtjes, Geoff Hoon ka thënë se egzistojnë prova se terroristi i dyshuar Osama bin Laden ka futur në dorë materiale bërthamore, por nuk ka bombë atomike.
Sidoqoftë,ka thën Hoon, nevojitet kujdes sepse Bin Laden është njeri i rrezikshëm dhe i paskrupullt.
Presidenti i Rusisë,Vlladimir Putin mendon se janë të pabesueshme pretendimet e Bin Ladenit që të ketë armë për zhdukje në masë.
Nëse Bin Laden disponon armë të tilla, ato nuk mund të jenë Ruse apo Sovjetike, citohet të ketë thënë Putin.
Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf,ka thënë në Kombet e Bashkuara se ai nuk ka informata dhe as që mund të imagjinojë që bin Laden të ketë armë bërthamore, duke marrë parasysh teknologjinë dhe mekanizmat shum të komplikuar për prodhimin, ruajtjen dhe përdorjen e tyre.
Pervez Musharaf ka shtuar se është e mundëshme që Osama bin Laden të ketë armë kimike.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka thënë në Kombet e Bashkuara se Al Kaida po përpiqet të fus në dorë armë bërthamore dhe kimike, por nuk mendon që tash më ajo ti ketë këto armë.
XS
SM
MD
LG