Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Gazeta “Financial Times” citon një diplomat perëndimor t’i ketë cilësuar ngjarjet në Trebosh të Maqedonisë, “një provokim të paramenduar të ministrit Boshkovski, i cili po përpiqet të përshkallëzojë gjendjen për përfitime politike”, meqë partia e tij duket se po del shumë keq në anketimet e opinionit publik. Ndërkaq po sot, në një kumtesë të zyrës së presidentit Trajkovski thuhet se “gjëja më e rëndësishme është miratimi i ndryshimeve kushtetuese sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllim që të mos lejohet zgjerimi i konfliktit të armatosur dhe shkelja e armë-pushimit”. Komenti pason shtyrjen e seancës së parlamentit maqedonas ku do të diskutohej mbi ndryshimet kushtetuese, - pas vdekjes në një aksident rrugor, të deputetit Gjorgji Kotevski,- nga rradhët e partisë së kryeministrit Georgievski.
XS
SM
MD
LG