Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Komandanti i forcës paqëruajtëse ndërkombëtare në Kosovë të udhëhequr nga NATO, gjenerali Marcel Valentin ka thënë se forca paqëruajtëse do të jetë vigjilente para zgjedhjeve, ditën e votimeve dhe javët vijuese.
Në harkun e fundit kohor, në disa lokalitete të dominuara nga serbët, paqëruajtësit kanë konfiskuar dica copë armësh, material shpërthyes dhe pajisje tjera ushtarake, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Gjatë kontrollit rutinor të një shkolle në Gushtericë të poshëme afër Lipjanit janë gjetur tre mina anti-tank, granata dore, afër 1 kilogram eksploziv TNT, kapsula minash dhe uniforma të ushtrisë jugosllave.
Në Graçanicë ushtarët e KFOR-it kanë gjetur një pushkë dhe 100 plumba.
Në lokalitetin Zhitkoc, në veri të Kosovës, është konfiskuar një kallashnikov, 100 plumba dhe disa uniforma të armatës jugosllave.
XS
SM
MD
LG