Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria jugosllave ka shkarkuar Momcillo Trajkovicin nga detyra e kryetarit të komisionit federal për Kosovën si dhe nga posti i nën-kryetarit të trupit koordinues jugosllavo-serb për Kosovën, të cilin e udhëheq Nebojsha Coviq. Në njoftimin e ministrisë jugosllave për informim, thuhet se këto funksione i ngarkohen Gojko Saviqit, bartës i listës së kandidatëve serbë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Shkak për largimin nga detyra të Momcillo Trajkovicit mësohet të jetë bërë kundër-fushata e tij me rastin e zgjedhjeve të 17 nëntorit, e cila ishte në kundërshtim me, sic thuhet, “vendimin e trupit qeveritar serbo-jugosllav, që ftonte për pjesëmarrje të komunitetit serb në ato zgjedhje”.
XS
SM
MD
LG