Ndërlidhjet

JERUSALEM/NABLUS


Izraeli mori përgjegjësinë për vrasjen e djeshme të udhëheqësit të lartë të grupit militant të “Hamasit”, Mahmud Abu Hanud dhe dy shoqëruesve të tij, kurse “Hamsi” u kërcënua se hakmarrja për vrasjen do të jetë e “paevitueshme dhe e fortë”.
Izraeli udhëheq politikën që synon vrasjen e palestinezëve, të cilët besohet se përgatisin sulme apo kanë bërë sulme kundër Izraelit. Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera e kanë dënuar këte praktikë.
Ndërkaq, gjatë ditës janë vrarë edhe katër palestinezë - dy në Bregun Perëndimor nga një shpërthim, kurse dy të tjerë në konfrontime me ushtarët izraelitë në Brezin e Gazës.
XS
SM
MD
LG