Ndërlidhjet

KATMANDU


Radioja shtetërore e Nepalit njoftoi se gjatë sulmeve të djeshme të guerrilasve maoistë u vranë 170 njerëz, kryesisht kryengritës, duke çuar numrin total të viktimave gjatë dhunës treditëshe në 215.
Numri i përgjithshëm i të vrarëve në këte valë të fundit të dhunës, është më i madh që nga viti 1996, kur filloi kryengritja e guerrilasve maoistë për përmbysjen e mbretësisë së Nepalit dhe vendosjen e shtetit socialist.
XS
SM
MD
LG