Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Presidenti Boris Trajkovski, gjatë vizitës në selinë e NATO-s në Bruksel, ka thënë se është i gatshëm që të marrë seriozisht në konsideratë zgjatjen e misionit të NATO-s në Maqedoni edhe për tre muaj, duke mos përjashtuar edhe opcionin e ndryshimit të mandatit për 1.000 trupat që ndodhen atje.
Presidenti Trajkovski informoi Këshillin e NATO-s për situatën në vendin e tij dhe ka thënë se çdo aksion i mëtejshëm i dhunshëm kundër qeverisë apo paqës do të trajtohet si “aktivitet terrorist”.
Trajkovski i ka bërë thirrje NATO-s, që të marrë në konsideratë dëshirën e vendit të tij që t’i bashkohet Aleancës.
XS
SM
MD
LG