Ndërlidhjet

"NATO DHE RUSIA"


"THE NEW YORK TIMES"



Vetem disa muaj me pare, ideja qe Rusise t’i ofrohet rol ne punet e NATO-s, dukej shume e larget. Zaten Lufta Ftohte ishte ne perendim, por jo aq shpejt dhe jo krejtesisht. Por, pastaj erdhi 11 shtatori dhe potencialisht kthesa historike ne raportet e Rusise me Perendimin.
Javen e kaluar zyrtaret me te lart te NATO-s, propozuan nje lloj partneritetit me Rusine, qe Moskes do t’i mundesonte qasjen ndaj disa vendimeve ne sferat me interes per te.
Vendimi eshte i guximshem, ndersa fushat specifike te bashkepunimit duhet te definohen me per se afermi, ndonese fjala eshte per luften kunder terrorizmit, ndalimin e perhapjes se armeve berthamore dhe pergjegjesine ne misionet paqeruajtese.
Oferta e NATO-s e bere me miratimin e Uashingtonit, eshte nje hap kritik drejt afrimit te Rusise me Perendimin.
Por, ceshtja e baraspeshes ndermjet dhenjes se Moskes te drejtes per t’u degjuar, dhe ruajtjes se lirise se NATO-s, per te vendosur per aksionet, sic jane intervenimet ushtarake dhe zgjerimi me anetare te rinje, do te kerkoj diskutim te komplikuar. Pavarresisht nga zhvillimet e fundit Moska deri me tash nuk ka pasur te drejten e vetos ne proceset vendim-marrese te NATO-s dhe kjo kishte zemruar Rusine. Ne shume ceshtje keshtu do te jete edhe me tutje dhe per dallim nga vendet tjera anetare te NATO-s, Rusia nuk do te kete mundesi te bllokoj cilindo vendim edhe nese nje gje te tille e kundershton.
Uashingtoni thjesht nuk mund te pranoj veton e Rusise ne rastet e intervenimeve ushtarake te NATO-s, ne konfliket e ardhshme evroipane, sic ishte rasti me intervenimin ne Kosove.
Sidoqofte, marreveshjet e reja NATO - Rusi, mund te zbusin kundershtimin e Moskes per zgjerimin e Aleances me anetare te rinje, veqnerisht ne drejtim te vendeve Baltike, vendim qe pritet te shqyrtohet vitin e ardhshem.
Presidenti rus Vladimir Putin paradokohe tha se nese Rusia avancon raportet me NATO-n, shqetesimet e Moskes per zgjerimin e Aleances mund te zbuten.
Koordinimi i intensifikuar ndermjet Moskes dhe NATO-s eshte pjese e nje pejsazhi me te gjere. Kete muaj presidentet Bush dhe Putin kane bere te ditur planet per redukimin e potencialeve berthamore. Ata megjithate nuk jetesuan ujdi per ceshtjen kyqe te sistemit amerikan te mbrojtjes kunderaketore, por ende ka mundesi qe muajve te ardhshem te tejkalohen dallimet e mbetura.
Me durim dhe kembengulesi dy lideret kane rastin te bejne ri-rregullim te raporteve te ndersjella dhe te realizojne nje forme te bashkepunimit qe te dyte e kane deklaruar si synim te tyre perfundimtar.

XS
SM
MD
LG