Ndërlidhjet

JERUSALEM


Mbi 25 izraelitë janë vrarë dhe mbi 200 janë plagosur në sulme terroriste të veçanta vetëvrasëse me bomba, gjatë 24 orëve të fundit.
Mbrëmë shpërtheu një bombë në një shtëpi mallrash në Jerusalem, që la të vdekur 10 izraelitë bashkë me dy sulmuseit si dhe 170 të plagosur.
Sot shpërtheu një bombë në një autobus në Haifë, duke lënë së paku 15 të vrarë e 40 të plagosur, kurse në Brezin e Gazës u vra edhe një kolon izraelit dhe pesë të tjerë u plagosën.
Përgjegjësinë për këto sulme e mori grupi militant i Hamasit.
XS
SM
MD
LG