Ndërlidhjet

MINERALNIE VODY/RUSI


Kryesuesi i delegacionit të Këshillit të Evropës në Çeçeni, Frank Judd ka cilësuar sot kryengritësit çeçenë si luftëtarë të lirisë dhe ka thënë se ata duhet inkurajuar që të negociojnë për zgjidhjen e konfliktit.
Duke folur në Mineralnie Vody të Rusisë, Frank Judd ka thënë se është esenciale që të të inkurajohen këta luftëtarë të lirisë të cilët janë të vullnetshëm për zgjidhje politike.
Delegacioni shkon gjatë ditës në Grozni që të takojë zyrtarët ushtarakë dhe civilë në Çeçeni që të përgatisë raportin për të drejtat e njeriut në republikën kryengritëse.
XS
SM
MD
LG