Ndërlidhjet

BON


Udhëheqësit afganë në konferencën e Bonit, kanë miratuar projekt-kornizën e qeverisë së përkohshme pas-talibane me bazë të gjerë. Katër fraksionet afgane po punojnë aktualisht mbi një listë me emrat e kandidatëve për 29 postet e qeverisë së përkohshme, nga e cila me pëlqimin e mediatorëve të Kombeve të Bashkuara, do të deklarohet përbërja e kabinetit të ri.
Administrata e përkohshme, e cila do të mbështetet nga një forcë shumëkombëshe sigurie, do të qeverisë për gjashtë muaj, e më pas do të zëvendësohet nga një qeveri kalimtare me bazë të gjerë.
XS
SM
MD
LG