Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Shtypi islamik afganas citon një zëdhënës të talibanëve, të ketë thënë se udhëheqësi i tyre shpirtëror, Mullah Mohamed Omar, ka vendosur të dorëzojë Kandaharin dhe se lëvizja e trupave do të fillojë të premten. Më tej thuhet se Mullah Omar është takuar me një dërgatë të udhëheqësit pashtun Hamid Karzai, cfarë ishte lënë të kuptohej më herët nga vetë Karzai si dhe nga zëdhënësi i Shërbimit për Informim të Koalicionit anti-terrorizëm, Kentën Keit. Në Uashington, Departamenti i Mbrojtjes, thotë se nuk mund ta konfirmojë këtë informacion.
XS
SM
MD
LG