Ndërlidhjet

MOSKË


Shërbimi federal i sigurisë së Rusisë i ka demantuar akuzat e magnatit rus në egzil, Boris Berezovsky, se agjentët rus të sigurisë organizuan vargun e shpërthimeve të bombave në ndërtesat e Moskës, në vitin 1999 me qëllim të justifikimit të vërsuljes dhe vendosjes të mëvonshme të trupave ruse në Çeçeni.
Zëdhënësi i Shërbimit të sigurisë, Alxander Zdanovich, i ka cilësuar akuzat e Berezovskit si absurde duke thënë se nuk ekziston as më e vogla provë që do të sugjeronte ndërlikimin e shërbimit special në bombardimet e Moskës, që lanë të vdekur mbi 300 njerëz.
XS
SM
MD
LG