Ndërlidhjet

UASHINGTON


Pentagoni thotë se fushata anti-terror në Afganistan, është ende larg përfundimit, ndërsa zyrtarët ushtarakë nuk janë të sigurtë për ven-ndodhjen e Osama bin Ladenit.
Operacionet kërkimore kanë vazhduar edhe sot në guvat dhe tunelet e Tora Borës, ndërsa aviacioni amerikan nuk ka rreshtur bombardimin e asaj zone.
Zëvendës-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pol Volfoviz, gjatë një konference për shtyp në Uashington, tha se cilido vend që mund të dëshirojë t’i ofrojë strehim bin Ladenit, duhet të mbajë mirë parasysh çfarë ngjau në Afganistan.
XS
SM
MD
LG