Ndërlidhjet

BOSTON


Autoritetet e Shteteve të Bashkuara janë duke hetuar se si arriti një udhëtar me materie shpërthyese të fshehur në këpucë, të hyjë në aeroplanin amerikan që fluturonte mbrëmë nga Parizi në Shtetet e Bashkuara me 197 udhëtarë.
Ekuipazhi arriti të mposhtë udhëtarin kur tentonte të ndezë materien shpërthyese gjatë fluturimit të aeroplanit, i cili pastaj i përcjellë nga dy avionë ushtarakë amerikan ateroi sigurtë në aeroportin e Bostonit.
Personi i dyshuar, i cili u arrestua me pasaportë të falsifikuar britanike në xhep të lëshuar para tre javësh në Belgjikë, duket të jetë me origjinë nga Lindja e Afërt.
XS
SM
MD
LG