Ndërlidhjet

BUENOS AIRES


Presidenti e ri i Argjentinës, Eduardo Duhalde nisi punën sot së bashku me anëtarë të kabinetit të tij, në të cilin bëjnë pjesë politikanë të partisë peroniste. Duhalde, presidenti i pestë i Argjentinës në dy javë, pritet të paraqesë platformën e tij ekonomike brenda së premtes. Këshilltarët e tij sinjalizojnë se plani mund të përfshijë zhvleftësimin në masën 30 deri 40 % të monedhës së Argjentinës, pezos.
XS
SM
MD
LG