Ndërlidhjet

ROMË


Ministri francez i Financave, Loren Fabius, ka kërkuar sqarimin e pozicionit të Italisë kundrejt Bashkimit Europian në nivel krerësh shteti, kurse ministri i jashtëm i Belgjikës, Luis Mishel, ka thënë se dorëheqja e homologut të tij italian, Renato Ruxhero, dëshmon se kryeministri Silvio Berluskoni po bëhet, siç u shpreh ai, “gjithnjë e më tepër i varur” nga krahu ekstremist dhe populist i qeverisë së tij. Parlamenti italian do të debatojë javën e ardhshme rreth politikës së tij europiane dhe ndërkombëtare, pasi kryeministri Berluskoni mori frenat e ministrisë së jashtme për një periudhë gjashtë mujore.
XS
SM
MD
LG