Ndërlidhjet

BERANI:"KOSOVARET U JANE GEZUAR SULMEVE TE NATO-s"


AUGUSTIN PALOKAJ

Ne Tribunalin e Hages ka vazhduar gjykimi i ish – presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq, i akuzuar per gjenocid dhe krime kunder njerezimit.
Gjate pyetjeve te drejtuara deshmitarit Halit Berani pati edhe skena qesharake kur Milosheviq e pyeti nëse deshmitari kishte dijeni për ekzekutimin nga ana e UÇK-së të drejtorit të Teatrit të Mitrovicës, i cili ishte shqiptar, ndërsa dëshmitari tha:“Jo - kjo nuk është e vërtetë, drejtori i Teatrit të Mitrovicës është gjallë, unë jam drejtori i Teatrit.”
As gazetarët që ndiqnin këtë proces nuk u mbajtën pa qeshur në këtë moment, ndërsa Milosheviqi vazhdoi më tutje duke pyetur nëse kishte ndonjë drejtor tjetër, i cili ishtë vrarë dhe dëshmitari u përgjigj se kishte një drejtor tjetër, i cili ishte serb, por ishte gjithashtu gjallë dhe shëndoshë e mirë.
Pati edhe raste të tjera kur Milosheviqi u zu të thoshte të pavërteta edhe pse ato janë irrelevante për aktakuzën e tij. Në një moment ai e pyeti dëshmitarin nëse dinte gjë për vrasjen e një plaku qytetar shqiptar, djali i të cilit kishte punuar si polic në policinë e Serbisë, ndërsa dëshmitari iu përgjigj se kjo nuk ishte e vertetë pasi personi i përmendur është gjallë e madje dëshmitari dha edhe adresën në të cilën është duke jetuar.
Miloshevqi e pyeti dëshmitarin edhe për “djegien” e shtëpive të fqinjëve të tij serb në lagjen ku banon, por dëshmitari e mohoi këtë gjë duke thënë se shtëpitë janë të paprekura dhe të padjegura. Sipas tij njërën e kishte blerë një shqiptar, ndërsa në tjetrën banojnë shqiptarë, të cilëve ju janë djegur shtëpitë. Milosheviçi është ankuar se prokuroria po ja përgjon telefonat dhe si dëshmi për këtë, u mundua të marë pyetjet që prokurori i ka bërë sot Halit Baranit lidhur me UÇK-në dhe me NATO-n.
“Të gjitha pyetjet që janë bërë sot kanë qenë temë e bisedave telefonike që unë mbrëmë kam patur me bashkëpunëtorët e mi”,- ka thënë Milosheviq, duke kërkuar që të hetohen këto, që ai i quajti “shkelje të rënda dhe keqpërdorime”. Mirëpo prokurori iu përgjigj se nuk mund të përgjojë komunikime të tilla dhe të gjitha pyetjet që i janë bërë dëshmitarit, i akuzuari i ka parë në dokumentat që i janë dorëzuar lidhur me përmbledhjen e deklaratave të mëparshme të dëshmitarëve.
Gjykatësi Richard May, udhëheqësi i këtij proçesi e porositi të akuzuarin Milosheviq që të lexojë më mirë dokumentet që i jepen, para se të mundohet të bëjë akuza kaq ekstreme. Në pyetjet e tij drejtuar dëshmitarit Berani, Milosheviq u orvat ta akuzonte atë së pari për terrorizëm dhe pastaj e pyeste nëse ai kishte dijeni që kushërinjtë e tij ishin kontrabandistë droge dhe gjëra të tjera.
Halit Berani është dëshmitari i parë që asnjëherë nuk e mohoi që ka patur kontakte të shumta me ushtarët dhe komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Mitrovicës, sidomos në zonën e Shalës. Ai tha se popullata e Mitrovicës nuk është frikësuar asnjëherë nga NATO-ja, por sulmet e NATO-s i ka pritur me gëzim, sepse më në fund doli dikush të intervenojë për të shpëtuar popullatën shqiptare nga shfarosja. Po ashtu ai dëshmoi se pas masakrave se forcave serbe në rajonin e Mitrovicës, rradhët e UÇK-së rriteshin gjithmonë e më shumë, sepse atyre u bashkangjiteshin njerëzit për të mbrojtur popullatën nga masakrat dhe nga shfarosja.
XS
SM
MD
LG