Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, bën të ditur se nëntë ushtarë amerikanë janë vrarë në sulmin kundër forcave të mbetura të Al-Kaidës në Afganistanin lindor. Shtatë prej tyre humbën jetën kur dy helikopterët me të cilët udhëtonin u vunë në shënjestër të gjuajtjeve nga toka. Sekretari Donald Ramsfelld tha se njëri nga helikopterët mund të jetë qëlluar me raketa-hedhës. Bombardimet në jug të qytetit Gardez janë vazhdim i ofensivës intensive tokësore të nisur në fundjavë, kundër luftëtarëve talibanë dhe atyre të rrjetit Al-Kaida të strehuar në malet përreth qytetit.
XS
SM
MD
LG