Ndërlidhjet

SHKUP


Ministrat e jashtëm të dhjetë vendeve aspirante për anëtarësim në NATO janë takuar sot në Shkup për të koordinuar përpjekjet e tyre të përbashkëta. Në një komunikatë të përbashkët, ministrat deklarojnë se samiti i NATO-s, që do të mbahet në Pragë në muajin nëntor, përbën një mundësi “historike” për zgjerimin e mëtejshëm të aleancës. Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Sllobodan Çashule, tha se ekspansioni i NATO-s nuk duhet të lërë jashtë vendet e Europës Juglindore, pasi ky përjashtim u shpreh ai, “mund të krijonte një ndarje brenda Europës duke shtuar kësisoj rreziqet”. Maqedonia dhe Shqipëria janë ndër 9 vendet kandidate për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut Verior.
XS
SM
MD
LG