Ndërlidhjet

AGADIR/MAROK


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell arriti në Maroko, duke filluar mision diplomatik në Lindje të Afërt, që ka për qëllim ndalimin e dhunës midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe kthimin e tyre në tryezën e dialogut.
Para nisjes, Powell foli në Uashjington për synimet e turneut të tij e tha se do të takojë Yasser Arafat, “nëse lejojnë rrethanat” dhe do të përpiqet të takojë edhe liderë tjerë palestinezë.
“Do të më duhet të jemë në gjendje të flasë me të gjitha palët ,ndryshe kurrë nuk mund të shkohet drejtë armëpushimit dhe në zgjidhje politike” ,tha Powell duke shtuar se do të përpiqet të shohë “të gjithë liderët që kanë të luajnë rol, nëse dëshirojnë ta luajnë ate rol”.
XS
SM
MD
LG