Ndërlidhjet

logo-print

"BEOGRADI RREZISTON BASHKEPUNIMIN ME TRIBUNALIN E HAGES"


ALEKSANDRA POOLOS



Ministri i Brendshem jugosllav, Zoran Zhivkoviq, ka thene se permbajtja e dosjeve te arkivit te fshehte jugosllav nuk mund te dorezohet ne teresi ne Tribunalin e Hages. Ai ka shtuar se bashkepunimi me Tribunalin do te percaktohet nga rasti ne rast dhe pas vleresimeve te Ministrise se Brendshme.
Ne nje interviste per radion Evropa e Lire, Zhan Zhak Zhoris, keshilltar diplomatik i kryeprokurores Karla Del Ponte, ka thene se prononcimi i Zhivkoviqit nuk ndryshon objektivat e Tribunalit.
“Ne kemi parasysh kete prononcim, por ai nuk ndryshon objektivat tona. Objektiv i yni eshte kompletimi i hetimeve ne teresi, dhe per te bere kete, ne duhet te kemi qasje ne arkivat, dokumentet dhe te deshmitaret”, ka thene Zhan Zhak Zhoris.
Ai ka shtuar se Tribunali eshte i interesuar vetem per disa dokumente shume specifike qe kane te bejne me hetimet per krimet e luftes.
Zhan Zhak Zhoris ka vene ne pah se prononcimi i fundit i Zhivkoviqit thjesht eshte pjese e rezistences se pergjithshme te Beogradit per te bashkepunuar me Hagen:
“Ka sinjale pozitive nga Beogradi, por sa u perket rezultateve konkrete, ne nuk kemi pare asgje. Ne nuk kemi marre dokumentet qe i kerkojme tash nje vjet e gjysme. Ne gjithashtu nuk kemi pare ndonje aksion te autoriteteve te Beogradit per te arrestuar ata persona qe nuk kane sinjalizuar dorezimin e vullnetshem”, ka thene Zhoris.
Nga ana tjeter, Xhejms Lion, nga Grupi Nderkombetar i Krizave ka qendrim pak me te ndryshem nga keshilltari i Karla Del Pontes. Ai thote se shumica e informatave te besueshme dhe relevante jane ne duart e armates jugosllave dhe te Ministrise se Brendshme Serbe:
“Ministria e federale nuk disponon dokumentet potencialisht inkriminuese qe i ka armata jugosllave dhe Ministria e Brendshme serbe”, thote Xhejms Lion dhe shton se nga Beogradi ende nuk ka sinjale per bashkepunim te mirefillte me Tribunalin e Hages. Ai ve ne pah se brenda rradheve te pushtetit ne Beograd ende ka shume persona qe kane bashkepunuar me ish – presidentin Slobodan Millosheviq. Ata do te vazhdojne te rrezistojne bashkepunimin me Tribunalin e Hages, thote ai dhe shton:
“Aktualisht Sebia eshte e vershuar nga elementet kriminale. Millosheviqi ka kriminalizuar ate shoqeri. Ai ka kriminalizuar qeverine dhe qeveria atje operon si familje mafioze. Nga 5 tetori kur DOS-i morri pushtetin gati asgje nuk ka ndryshuar. Gati askush nga keta persona te nderlikuar ne aktivitetet kriminale nuk eshte larguar nga pushteti”, thote Xhejms Lion.
Bashkepunimi me Tribunalin e Hages me gjase eshte qeshtje e nje procesi afatgjate dhe disa – vjeqar, thote Xhejms Lion per te shtuar se nje bashkepunim i tille nuk do te realizohet perderisa ajo shqoperi nuk ndryshon veteveten.
“Por, si do te ndyshoni shoqerine kur organet kyqe shteterore dhe politike ishin te korruptuara kembe e krye”, pyet Xhejm Lion nga Grupi Nderkombetar i Krizave
XS
SM
MD
LG