Ndërlidhjet

logo-print

TULKAREM


Dhjetra tanke dhe autoblinda të trupave izraelite e kanë rrethuar qytetin Tulkarem në Bregun Perëndimor dhe po zhvillojnë kërkime në kampin e refugjatëve, si pjesë e inkursionit të fundit të Izraelit në territorin palestinez.
Ndërkohë, kryeministri izraelit Ariel Sharon udhëtoi në Uashington, ku presidentit të Shteteve të Bashkuara George Bush do t’ia prezantojë planin izraelit për paqe me palestinezët.
Zyrtarë izraelitë thanë se propozimi i Sharonit parasheh që vendbanimet izraelite të mbeten brenda territorit palestinez, që është në kundërshtim me aspiratat e palestinezëve për sovranitet.
Në Betlehem sot pritet të vazhdojnë negociatat për t’i dhënë fund ngujimit një muajsh në kishën e Lindjes së Krishtit.
XS
SM
MD
LG