Ndërlidhjet

BRUKSEL


Qeveritë e Bashkimit Europian kanë shtuar trysninë mbi Greqinë, - në mënyrë që ajo t’i ndezë dritën e gjelbër marrëveshjes BE-NATO,- duke thënë se refuzimi i vazhdueshëm i Athinës po cënon ofertën e Europës për të marrë në dorëzim operacionet ushtarake të Aleancës në Maqedoni.
Ministri spanjoll i Mrojtjes, Frederiko Trillo, vendi i të cilit ka kryesinë e rradhës së Unionit, deklaroi sot se shefat e mbrojtjes së BE-së kanë inkurajuar Greqinë të pranojë paktin e NATOs. Por Trillo ka saktësuar se marrëveshja nuk do mund të mbyllet para mesit të muajit qershor.
XS
SM
MD
LG